Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Guardiola vazhdon edhe për dy vjet me Manchester Cityn

Pep Guardiola

Pep Guardiola ka vazhduar edhe për dy vjet kontratën e tij me Manchester Cityn. Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të klubit kampion të Anglisë.

“Jam i lumtur që do të qëndrojë te Manchester City edhe për dy vjet tjera. Nuk mund t’ju falënderojë mjaftueshëm të gjithëve në klub që më besoni. Jam i lumtur dhe komod këtu. Kam çdo gjë që më duhet për të bërë punën time në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha Guardiola. “Ende kam ndjesinë se mund të arrijmë më tepër së bashku dhe kjo është arsyeja pse dua të qëndroj dhe të vazhdoj të luftoj për trofetë”.

Kontratat e vjetër i skadonte në fund të stinorit. Me kontratën e re Guardiola do të qëndrojë deri në vitin 2025.

Guardiola me Cityn ka fituar 11 trofe të mëdhenj, përfshirë katër prej pesë edicioneve të fundit të Premier Leagues.

Në të gjitha garat, ai ka fituar 271 prej 374 ndeshjeve me Cityn, një përqindje prej 72.4.

Edhe Guardiola te City edhe për dy edicione Futboll Guardiola te City edhe për dy edicione

City ka shënuar 921 gola gjatë periudhës së tij, një mesatare prej 2.46 gola për ndeshje.