Pep Guardiola do të jetë në krye të Manchester Cityt edhe për një periudhë të gjatë. “Daily Telegraph” ka shkruar të premten se drejtuesit e Cityt kanë bërë gati rinovimin e kontratës për teknikun spanjoll, pasi aktualja i skadon vitin tjetër.
Te City janë të kënaqur me punën e Guardiolas, të cilin po duan ta mbajnë në “Etihad Stadium” të paktën edhe për tre vjet.
Negociatat mes palëve pritet të nisin në fund të këtij sezoni me Guardiolan, që është i gatshëm ta pranojë rinovimin e kontratës deri në vitin 2026. Ai është në krye të Cityt prej vitit 2016.
Artikuj të ngjashëm