Sulmuesi Gabirel Jesus ka folur për të ardhmen e tij. E ardhmja e brazilianit të Manchester Cityt është lidhur me një largim të mundshëm gjatë kësaj vere nga kampioni i Anglisë.
Edhe vetë sulmuesi ka bërë të ditur se ende nuk e di se ku do ta vazhdojë karrierën.
“Sa i përket të ardhmes sime, është ende e pasigurt. Unë kam një kontratë me Cityn dhe tashmë ia kam shprehur dëshirën time njerëzve të Cityt dhe agjentit tim. Kam në kokën time ide shumë të qarta.
Është e qartë që jam shumë e lumtur këtu”, deklaroi Jesus për ESPN.
25-vjeçari ka kontratë me Cityn deri në vitin 2023.
Edhe
Jesus dëshiron të luajë më gjatë në Premier League
Këtë edicion ka shënuar 13 gola dhe ka bërë 12 asistime.
Për shërbimet e brazilianit interesim kanë shprehur Arsenali e Tottenhami.