Sulmuesi i Arsenalit, Gabriel Jesus, ka thënë se është i gatshëm t’i luajë 70 ndeshje këtë sezon, teksa synon të fitojë trofe me “revolveristët”.
Braziliani ka shënuar pesë gola dhe ka dhuruar pesë asistime në edicionin e ri, nën drejtimin e trajnerit Mikel Arteta.
“Jam duke u rikuperuar mirë pas ndeshjeve. Po ha më mirë, po fle më mirë, po e shijoj jetën me fanellën e Arsenalit. Kështu që jam i gatshëm të luaj 50, 60, 70 ndeshje në sezon. Jam i gatshëm”, ka deklaruar Jesus për “The Times” të enjten.