Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Jesus po ndihet i lumtur te City

Foto: Reuters

Sulmuesi i Brazilit, Gabriel Jesus po ndihet shumë i lumtur te skuadra e Manchester Cityt. Këtë e ka pranuar agjenti i sulmuesit, i cili ka insistuar se klienti i tij synon të mbetet pjesë e ekipit anglez edhe përtej sezonit aktual.

Jesus ishte pranë largimit nga City para fillimit të këtij edicioni por tani është i rregullt në përbërjen e parë të trajnerit Pep Guardiola dhe nuk po mendon për ndonjë ekip tjetër. Ai ka shënuar tri gola dhe ka bërë katër asistime këtë sezon në nëntë ndeshje për Cityn, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2023.

“Ai po ndihet shumë mirë te City dhe nuk e ka ndërmend të largohet. Është e vërtetë se kemi pasur kontakte me skuadra tjera, por vështirë se ndonjëra mund të përballojë pagën e tij”, ka thënë agjenti Giovanni Branchini.