Kampionia e Maqedonisë së Veriut në futboll, Struga është në disavantazh pas pjesës së parë kundër Bredablikut të Islandës.
Në ndeshjen e parë të plejofit të Ligës së Konferencës që po zhvillohet në Ohër, rezultati është 1:0 në favor të ekipit mysafir pas 45 minutave të para.
Në fakt, Struga pati paraqitje të mirë në pjesën e parë dhe arriti të shënoj gol në minutën e 28-të, por që iu anulua për pozitë jashtëloje pas rishikimit të sistemit VAR.
Rezultati i ndeshjes, u zhbllokua në minutën e 35-të, mbrojtësi i krahut, Hoskuldur Gunnlaugsson. Ai shënoi pas një depërtimi vetjat në krahun e djathtë, përpara se ta mposht portierin e Strugës me t’u futur në zonë.