Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Struga po barazon pas pjesës së parë ndaj Buduqnostit

Kampionia e Maqedonisë së Veriut, Struga, po luan baras pas pjesës së parë kundër Buduqnostit. Pas 45 minutave lojë në ndeshjen e kthimit të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës, rezultati është 2:2 në duelin që po luhet në Podgoricë.

Buduqnosti kaloi i pari në epërsi më golin e shënuar nga Miomir Gjuriqkoviq (7’), ndërsa Struga u kundërpërgjigj me dy golat e Marjan Radeskit. Ai fillimisht barazoi rezultatin në minutën e 11-të pas asistimit të Mentor Mazrekajt, ndërsa në minutën e tretë të kohës shtesë, realizoi edhe golin e dytë. Këtë herë, asistoi Besart Ibraimi.

Megjithatë, pak pa përfunduar pjesa e parë, Buduqnosti barazoi rezultatin, me golin e realizuar Vasilije Axhiq nga gjuajtja e lirë.

Struga e ka fituar ndeshjen e parë ndaj Buduqnostit 1:0.