Kampionia e Maqedonisë së Veriut në futboll, Struga, e ka fituar ndeshjen e parë të rrethit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Struga të mërkurën në Ohër e mposhti Pyunikun e Armenisë me rezultatin 2:1.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBesart Ibraimi nga penalltia shënoi për 1:0, ndërsa Lucas Villela i barazoi shifrat në minutën e 23-të.
Nga minuta e 60-të, mysafirët mbetën me një lojtar më pak në fushë.
Ukrainasi Ergiy Vakulenko u përjashtua direkt me të kuq.
Epërsinë numerike të lojtarëve e shfrytëzuan struganët, që në fund fituan me një gol dallim.
Stefan Spirovski shënoi supergol në minutën e 73-të për rezultatin përfundimtar.
Ndeshja kthyese zhvillohet pas një jave në Armeni.
Fituesi i këtij ballafaqimi në rrethin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës takohet me fituesin e ndeshjes Differdange – Ordabasy.