Kampionia e Maqedonisë së Veriut, Struga nuk ka arritur të kualifikohet në Ligën e Konferencës.
Struga humbi edhe ndeshjen e dytë ndaj Breidablikut me rezultatin 1:0, rezultat me të cilin kishte humbur edhe ndeshjen e parë në Ohër.
Golin e vetëm për skuadrën e Islandës e shënoi Viktor Karl Einarsson. Ai shënoi herët në minutën e 3-të.
Struga u eliminua në raundin e parë të Ligës së Kampionëve dhe vazhdoi rrugëtimin deri në plejof. Por nuk arriti të shkruajë histori duke u kualifikuar në njërën prej tri garave të UEFA-s në nivel klubesh.
Artikuj të ngjashëm