Kampionia e Maqedonisë së Veriut, Struga do ta luaj në Shqipëri ndeshjen e parë të plejofit në Ligën e Konferencës kundër Breidalbikut të Islandës.
Kështu, ka njoftuar të premten Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF). Struga është vendase në duelin e parë, i cili zhvillohet më datën 24 gusht.
Vendimi që Struga të luaj në stadiumin “Elbasan Arena” është marrë pas konsultimit mes UEFA-s, FSHF-s dhe Federatës së Maqedonisë së Veriut pasi stadiumi i ekipit të Shpëtim Duros nuk i plotëson kushtet për ndeshje të kësaj faze.
Po ashtu, asnjë stadium tjetër në Maqedoninë e Veriut nuk përmbush për momentin kriteret e UEFA-s dhe për këtë arsye është marrë vendim që Struga të zhvendoset në Shqipëri.
Struga arriti në fazën e plejofit të Ligës së Konferencës, pasi në raundin e tretë kualifikues e eliminoi ekipin nga Luksemburgu, Sëift Hesperange.
Ndërkohë, Breidalbiku u eliminua nga Zrinjski i Mostarit në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Evropës. Skuadra që e kalon fazën e plejofit, dotë paraqitet në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.