Sport

Sterlingu mund të mos paraqitet më në Botëror

Familja e yllit të Anglisë, Raheem Sterling, u grabit disa orë para se Anglia ta zhvillojë ndeshjen kundër Senegalit në 1/8 e finales të Kupës së Botës. Është raportuar se janë vjedhur ora dhe stoli me vlerë mbi 345 mijë euro.

Raportohet se gjatë vjedhjes, në shtëpi kanë qenë gruaja dhe tre fëmijët e tij. Sterlingu lëshoi kampin anglez për t’u kthyer në Angli.

“Nuk do të kthehem në Kupën e Botës derisa familja ime të jetë e sigurt”, thuhet të ketë thënë ylli i Chelseat, sipas “The Sun”.

Sterling nuk është sportisti i parë që grabitet në Londër. Lojtari tjetër i Chelseat, Reece James, i cili jeton në të njëjtën lagje me Sterblingun, u grabit po ashtu.

Anglia do të luajë ndeshjen çerekfinale të Kupës së Botës kundër Francës të shtunën.