Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sterle trajner i Vëllaznimit

Franko Sterle do ta drejtojë KB Vëllaznimin në edicionin e ri të Superligës së Kosovës në basketboll.

Sterle gjatë karrierës kishte qenë ndihmëstrajner i Zarës në Kroaci. Së fundi ishte trajner i Bashkimit.

“Trajneri Sterle përveç që do të angazhohet si trajner i ekipit të parë, ai do të angazhohet edhe si pjesë e stafit të shkollës së basketbollit në klubin tonë. Ashtu siç edhe premtuam, KB Vëllaznimi do të vazhdojë me përkushtim të plotë për t'u përmirësuar në të gjitha drejtimet”, thuhet nga KB Vëllaznimi.