Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sterle kthehet në krye të Vëllaznimit

Pak orë pasi e zyrtarizoi ndihmëstrajnerin, KB Vëllaznimi të martën ka njoftuar edhe për emrin e trajnerit që do ta udhëheqë ekipin në edicionin e ri.

Kroati Franko Sterle është konfirmuar, pasi ka arritur marrëveshje me klubin gjakovar, që në sezonin 2022/23 kthehet në elitën e basketbollit kosovar si kampion i Ligës së Parë.

“Pas suksesit që pati sezonin e kaluar Franko rikthehet në krye të ekipit. Edhe pse sezonin e kaluar ishte pjese e ekipit vetëm për gjysmën e kampionatit ishte ndër më meritorët për suksesin e ekipit. Trajneri është duke punuar tash e sa kohë në ndërtimin e ekipit dhe shumë shpejt do të fillojnë përgatitjet për sezonin e ri”, thuhet në njoftimin e Vëllaznimit.

Sterle në Kosovë, ka udhëhequr edhe skuadrën e Bashkimit nga Prizreni në dy konkurrencat.

Artikuj të ngjashëm