Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Spanja i bashkohet Francës në finale

Spanja është kualifikuar në finale të Eurobasketit. Të premten mbrëma në Berlin, Spanja fitoi ndaj Gjermanisë me rezultat 96:91.

Lorenzo Brown ka udhëhequr Spanjën me 29 pikë e gjashtë asistime. Te Gjermania më i miri ishte Dennis Schroder me 30 pikë e tetë asistime.

Finalja mes Spanjës dhe Francës luhet të dielën nga ora 20:30 në Berlin.

Ndërkohë prej orës 17:15 takohen Gjermania e Polonia për medalje të bronztë.

Spanja nuk është llogaritur në mesin e përfaqësueseve të forta të këtij Eurobasketi, njëjtë si Franca. Asnjëra prej këtyre përfaqësueseve nuk kanë ndonjë yll të madh në përbërje, por duke u bazuar në lojën ekipore kanë arritur në finale.