Ndonëse shumica e përfaqësueseve favorite janë eliminuar tashmë, gjysmëfinalet e Eurobasketit pritet të jenë shumë interesante.
Polonia, që befasoi Slloveninë të mërkurën, takohet me Francën nga ora 17:15 në gjysmëfinalen e parë. Ndeshja luhet në Berlin, ku po zhvillohet e gjithë faza e fundit e Evropianit të basketbollit. Franca llogaritet favorite, por polakët do të mundohen që ta përsërisin ndeshjen e madhe që e luajtën ndaj sllovenëve.
Në gjysmëfinalen e dytë, të premten prej orës 20:30, takohen Gjermania dhe Spanja. Gjermania do ta ketë edhe përkrahjen e madhe të tifozëve, por spanjollët nuk do të dorëzohen lehtë.
Finalja e Eurobasketit, që ishte me plot yje të NBA-së, do të zhvillohet të dielën nga ora 20:30.