Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Son me kontratë të re te Tottenhami

Sulmuesi i Koresë së Jugut, Son Heung-min, pritet së shpejti të firmosë kontratë të re me skuadrën e Tottenhamit. “Sky Sports” ka raportuar të enjten se palët tashmë kanë arritur marrëveshjen dhe zyrtarizimi do të bëhet brenda këtij muaji.

Me kontratën e re, Son do të jetë pjesë e ekipit anglez deri në vitin 2027, ndërsa kontrata aktuale i skadon në vitin 2025. Po ashtu Son do të ketë edhe rritje të pagës pasi vlerësohet ndër lojtarët më të dalluar në ekip.

Këtë edicion 31-vjeçarit i është besuar shiriti i kapitenit, të cilin e ka mbajtur Harry Kane, që tash është pjesë e Bayernit.

Son këtë edicion ka shënuar 3 gola në 5 ndeshje të luajtura në Premier League, ndërsa është pjesë e ekipit nga Londra prej vitit 2015.