Tottenhami po mendon ta mbajë më gjatë në skuadër kapitetin Harry Kane. Mediumet në Britani të martën kanë raportuar se Tottenhami po punon për t’ia vazhduar kontratën sulmuesin anglez.
Aktualisht Kane ka kontratë me klubin anglez deri në verën e vitit 2024. Shumë skuadra angleze janë duke insistuar në transferimin e futbollistit të Përfaqësueses së Anglisë.
Sulmuesi 29-vjeçar është prej vitit 2013 pjesë e Tottenhamit. Në sezonin aktual ka shënuar 22 gola dhe ka kontribuar me katër asistime në 38 ndeshje në të gjitha garat.