Sport

Kane do ta rinovojë kontratën me Tottenhamin

Sulmuesi Harry Kane nuk do të largohet nga Totteenhami, pavarësisht ofertave që i ka marrë nga Manchester Unitedi dhe Bayern Munichu. “Daily Mail” ka raportuar të hënën se Kane së shpejti pritet ta rinovojë kontratën me Tottenhamin që i skadon në vitin 2024.

Bëhet e ditur se marrëveshja mes palëve parimisht është arritur dhe do të bëhet zyrtare para përfundimit të sezonit aktual.

Me rinovimin e kontratës, Kane do të jetë pjesë e Tottenhamit deri në verën e vitit 2026. Kane është lojtari kryesor i Tottenhamit, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2013, ndërsa edhe këtë sezon ka vazhduar me paraqitje fantastike. Në 28 ndeshje të luajtura në të gjitha garat, Kane ka realizuar 13 gola.