Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kane do të mbetet te Tottenhami

Sulmuesi Harry Kane ka gjasa të mëdha të mos largohet nga Tottenhami në këtë afat kalimtar.

“The Sun” shkruan të premten se drejtuesit e Tottenhamit tashmë i kanë ofruar sulmuesit kontratën e re për ta bindur të qëndroj në klubit.

Mësohet se atij i është ofruar pagë javore prej 300 mijë funtesh për ta vazhduar karrierën te Tottenhami.

29-vjeçari ka kontratë me Tottenhamin deri në vitin e ardhshëm, ndërsa me kontratën e re, do të mbetej në klub deri në vitin 2026.

Së fundmi, Kane është kërkuar me ngulm nga Bayern Munichu, por Tottenhami ka refuzuar ofertën e klubit gjerman në vlerë prej 80 milionë eurosh.

Kane shënoi 32 gola në 49 paraqitje për ekipin londinez edicionin e shkuar.