Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kane mbetet te Tottenhami

Sulmuesi i Anglisë, Harry Kane, sipas të gjitha gjasave, do të jetë pjesë e skuadrës së Tottenhamit edhe në edicionin e ri.

BBC ka raportuar të martën se krerët e Tottenhamit kanë refuzuar të gjitha ofertat për kapitenin Kane, të cilit thuhet se i kanë ofruar kontratë të re katërvjeçare. Kane është njëri prej lojtarëve më të kërkuar pasi interesim për të kanë shprehur Real Madridi, Manchester Unitedi, Paris Saint-Germaini e Bayern Munichu.

Ai ka kontratë me Tottenhamin deri në vitin e ardhshëm dhe vlerësohet ndër sulmuesit më të mirë në Premier League.

29-vjeçari edhe këtë edicion ka treguar formë të mirë, ku në 49 ndeshje të luajtura në të gjitha garat ka shënuar 32 gola.