Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kane do t’i bashkohet të mërkurën Tottenhamit

Harry Kane do t’i bashkohet të mërkurën skuadrës së Tottenhamit në stërvitje. Kapiteni i Tottenhamit nuk ka vendosur ende për të ardhmen e tij.

Siç mësohet, sulmuesi anglez dëshiron të jetë pjesë e ndonjë skuadre që potencialisht ka gjasa të mëdha për të fituar trofe të rëndësishëm.

Por te Tottenhami shpresojnë që Kane të mbetet pjesë e klubit. Tottenhami e vlerëson legjendë të klubit 29-vjeçarin.

Kane në 320 ndeshje në Premier League ka shënuar 213 gola dhe ka asistuar 50 herë.