Manchester Unitedi është në kërkim të një sulmuesi dhe Harry Kane është shënjestra kryesore e trajnerit Erik ten Hag. Kështu ka raportuar të martën “Sky Sports”.
29-vjeçari Kane me Tottenhamin ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm.
Kapiteni i Anglisë pjesë e Tottenhamit është që prej vitit 2009. Kane ka 265 gola të realizuar me Spursin.