Ole Gunnar Solskjaer pritet të largohet nga posti i trajnerit të Manchester Unitedit, pas humbjes së thellë 4:1 të pësuar të shtunën nga Watfordi në Premier League, raporton BBC.
Nuk ka një konfirmim zyrtar, mirëpo mësohet se krerët e klubit, përfshirë edhe pronarët, kanë diskutuar të ardhmen e tij.
Është vendosur që humbja nga Watfordi ka qenë ndeshja e fundit e Solskjaerit në krye të klubit. Pritet të arrihet marrëveshja për shkëputje të kontratës.
Drejtori teknik Darren Fletcher pritet ta marrë drejtimin e Manchester Unitedit për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Villarrealit.