Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Solskjaeri mbetet në krye të Unitedit

Ole Gunnar Solskjaer

Ole Gunnar Solskjaer do të mbetet trajner i Manchester Unitedit përkundër humbjeve nga Liverpooli (5:0) dhe Manchester City (2:0) në Premier League. Sipas “Sky Sport” krerët e Unitedit nuk e kanë ndërmend ta zëvendësojnë Solskjerin gjatë këtij muaji dhe kanë vendosur të presin të paktën deri në fund të vitit.

Solskjaer është në krye të ekipit nga “Old Traffordi” prej vitit 2019 dhe ka kontratë deri në verën e vitit 2024. Aktualisht, Unitedi zë vendin e gjashtë në tabelë me 17 pikë të mbledhura, nëntë më pak se Chelsea që prinë në Premier League.

Artikuj të ngjashëm