Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Solskjaer nënshkruan kontratë të re me Unitedin

Ole Gunnar Solskjaer

Ole Gunnar Solskjaer ka vazhduar kontratën me Manchester Unitedin.

Trajneri norvegjez do të qëndrojë në ‘’Old Trafford’’ deri në vitin 2024, derisa e ka opsionin për ta vazhduar edhe një vit.

Solskjaer u emërua në stolin e Unitedit në vitin 2019.

Ai ende nuk ka fituar asnjë trofe me Djajtë e Kuq, megjithatë këtë sezon ata përfunduan si nënkampion të Premier Ligës dhe arritën deri në finalen e Ligës së Evropës, duke u mposhtur nga Villarreali në penallti.