Mediat angleze kanë raportuar të premten se krerët e klubit dëshirojnë ta mbajnë në skuadër trajnerin norvegjez.
Solskjaer ka kontratë me “Djajtë e Kuq” deri në vitin 2022. 48-vjeçarit do t’i ofrohet kontratë dyvjeçare me rritje të dukshme të pagës.
Këtë edicion pas 29 ndeshjeve në Premier League, Unitedi është në pozitën e dytë me 57 pikë.
Solskjaer është pjesë e klubit anglez që nga viti 2018.