Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, nuk i ka nisur bisedimet për vazhdimin e kontratës.
Drejtuesit e klubit anglez janë në pritje të përfundimit të sezonit për të parë ecurinë e klubit. Sipas mediave në Ishull, krerët e “Djajve të Kuq” do t’i ofrojnë kontratë të re norvegjezit në rast se ekipi ka rezultate pozitive këtë edicion. Solskjaer ka kontratë me Unitedin deri në vitin 2022.
Ai është pjesë e klubit anglez që nga viti 2019.