Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Manchester Unitedi mund ta shkarkojë Solskjaerin

Manchester Unitedi mund ta shkarkojë trajnerin, Ole Gunnar Solskjaer. Mediat angleze kanë bërë të ditur se pas humbjes nga Watfordi të shtunën 4:1 ka bërë që drejtuesit anglezë të mbajnë një mbledhje urgjente.

Në këtë takim do të diskutohet për të ardhmen e trajnerit norvegjez.

Mediat angleze kanë raportuar se Solskjaer mund të shkarkohet gjatë së shtunës.

Manchester Unitedi këtë edicion pas 12 ndeshjeve renditet në pozitën e shtatë me 17 pikë.