Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sokoli nuk e premton titullin me Prishtinën, garanton punë profesionale

Trajneri dhe profesori i futbollit, Bylbyl Sokoli, është rikthyer te Prishtina pas katër vjetëve, duke e zëvendësuar të larguarin, Mirel Josa.

Për Sportin në KTV, Sokoli zbulon se kontaktet me drejtuesit e Prishtinës kanë nisur më herë, ndërkaq marrëveshja deri në fund të sezonit, është finalizuar të mërkurën.

Ish-trajneri i shumë skuadrave kosovare, e pranon se ka ekip cilësor dhe thotë se e ka gjetur të përgatitur mirë.

“Profa” nuk kishte arritur titullin e kampionit në kohën kur e drejtonte skuadrën “bardhekaltër” në sezonin 2014/2105, ani pse kishte transferuar shumë lojtarë.

Sokoli thotë se nuk dëshiron të merret me kohën kur ishte për herë të parë trajner i ekipit kryeqytetas.

Ai garanton punë profesionale dhe synon kreun, duke hezituar të flas për titullin e kampionit.

Edhe Bylbyl Sokoli drejton shkollën e futbollit Prishtina Sport Bylbyl Sokoli drejton shkollën e futbollit Prishtina

Sokoli po ashtu përmendi ekipet pretendente për titull të kampionit.

Në sezonin e kaluar, ishte trajner i Ferizajt, të cilën skuadër e shpëtoi nga rënia në Ligën e Parë.

Si trajner, e ka të fituar një titull të kampionit me Besianën, klub që është shuar para shumë vjetëve.