Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sociedadi vazhdon bisedimet me Januzajn

E ardhmja e Adnan Januzajt te Real Sociedadi vazhdon të mbetet në dyshim.

E përditshmja spanjolle “Marca” ka bërë të ditur se lojtari ka shprehur gatishmërinë të mbetet pjesë e klubit.

Menaxheri i Januzajt u ka bërë me dije kushtet të cilat ka kërkuar lojtari për ta vazhduar kontratën e cila i skadon në qershor të këtij viti.

Drejtuesit e klubit spanjoll do të takohen sërish me menaxherin e Januzajt, për të diskutuar të ardhmen e lojtarit.

Januzaj është një ndër lojtarët kryesor këtë edicion te Sociedadi.

Edhe Januzaj konfirmon qëndrimin te Sociedadi Sport Januzaj konfirmon qëndrimin te Sociedadi

Ditë më parë mediat spanjolle kanë raportuar se 26-vjeçari mund të largohet nga Sociedadi.

Januzaj këtë edicion ka shënuar katër gola dhe ka bërë tri asistime në të gjitha garat.