Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Januzaj mbetet te Sociedadi

Adnan Januzaj ka ndërruar mendje dhe nuk do të largohet në fund të këtij sezoni nga Real Sosiedadi, kur edhe i skadon kontrata. “Marka” ka raportuar të hënën se Januzaj ka pranuar rinovimin e kontratës me Sosiedadin, ekip ku është zhvilluar edhe më shumë si futbollist gjatë viteve të fundit.

Thuhet se marrëveshja mes palëve është arritur dhe do të bëhet zyrtare brenda këtij muaji. Januzaj do të firmosë kontratë deri në vitin 2025, me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër.

27-vjeçari është pjesë e ekipit spanjoll prej vitit 2017, ndërsa këtë edicion ka 4 gola e 3 asistime në 39 ndeshje në të gjitha garat.

Interesim për Januzajn kohët e fundit patën shprehur ekipet nga Italia, Milani e Napoli.

Artikuj të ngjashëm