Adanan Januzaj do ta rinovojë kontratën me Real Sociedadin edhe për tre sezone tjera, deri në qershor të vitit 2025, raporton të dielën gazeta spanjolle “AS”.
Januzaj ka rënë dakord me klubin spanjoll për kushtet, ndërsa ka mbetur vetëm nënshkrimi i kontratës. 26-vjeçari i Përfaqësueses së Belgjikës pjesë e Sociedadit është prej korrikut të vitit 2017. Ai me Sociedadin ka kontratë deri në qershor të vitit 2022.
Në 29 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar katër gola dhe ka asistuar tre herë.