Adnan Januzaj nuk ka vendosur ende për të ardhmen e tij. Real Sociedadi, sipas mediave spanjolle, po tenton ta bindë lojtarin të vazhdojë kontratën.
Klubi spanjoll do t’i ofrojë kontratë trevjeçare me pagë më të lartë dhe bonuse.
Për momentin nuk ka asnjë shenjë për një zgjidhje të hershme për t’u arritur marrëveshje.
Mediat spanjolle kanë bërë të ditur se për shërbimet e Januzajt interesim ka shprehur Napoli.
Klubi italian po tenton ta transferoj falas gjatë verës Januzajn.
Kontrata e 27-vjeçarit skadon në qershor të këtij viti.