Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shtohet konkurrenca për Januzajn

Pas Napolit edhe një ekip tjetër në Serie A, është futur në garë për shërbimet e Adnan Januzajt.

“Fichajes” ka raportuar se skuadra e Milanit ka shprehur interesim për ta transferuar Januzajn në fund të këtij edicioni, kur edhe i skadon kontrata me Real Sociedadin. Milani së shpejti do ta ketë një takim me agjentin e Januzajt, Mino Raiolan për ta diskutuar mundësinë e kalimit të 27-vjeçarit në “San Siro”.

Januzaj ende nuk ka dhënë sinjale se është i gatshëm ta rinovojë kontratën me Sociedadin, përkundër që ekipi spanjoll ka kohë që ia ka paraqitur ofertën. Ai ka thënë se ende është herët të flasë për të ardhmen dhe ende nuk ka vendosur asgjë.

Januzaj 27-vjeçar është pjesë e Sociedadit prej vitit 2017, ndërsa këtë edicion ka shënuar katër gola dhe ka asistuar tri herë në 36 paraqitje në të gjitha garat.

Ai karrierë ka bërë edhe te Manchester Unitedi, Sunderlandi e Borussia Dortmundi. Së fundmi, Januzaj është ftuar te Përfaqësuesja e Belgjikës, e cila do t’i luajë dy ndeshje miqësore gjatë këtij muaji.