Adnan Januzaj mund ta vazhdojë karrierën në Itali. Napoli po insiston në transferimin e futbollistit kosovar, që së fundi ishte pjesë e Real Sociedadit.
Napoli ia ka dërguar ofertën e parë futbollistit 26-vjeçar, raporton të martën “fichajes.net”.
26-vjeçari për Sociedadin shënoi pesë gola dhe asistoi tri herë në 42 paraqitje. Pjesë e klubit spanjoll ishte që prej vitit 2017. Ai më herët ka luajtur te Manchester United, Sunderlandi dhe Borussia Dortmundi.
Artikuj të ngjashëm