Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Edhe Napoli në garë për Januzajn

Pas Romës dhe West Ham Unitedit në garë për ta transferuar futbollistin kosovar, Adnan Januzaj, ka hyrë edhe Napoli, raporton “Il Mattino”.

Januzaj është futbollist i lirë pasi nuk vazhdoi kontratën me Real Sociedadin. 27-vjeçari në edicionin 2021/2022 realizoi pesë gola dhe asistoi tri herë në 44 ndeshje në të gjitha garat. Ai më herët karrierë ka bërë edhe te Manchester United, Sunderlandi dhe Borussia Dortmund.

Januzaj ftohet edhe në Përfaqësuese të Belgjisës. Për përfaqësuesen belge nga viti 2014 ka luajtur 15 ndeshje dhe ka shënuar një gol.