Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sevilla i jep një tjetër rast Januzajt

Adnan Januzaj ishte padyshim një nga zhgënjimet e mëdha të Sevillas vitin e kaluar. Por Januzaj do ta ketë edhe një mundësi tjetër nga klubi spanjoll, përkatësisht trajneri i ri Jose Luis.

Januzaj 28-vjeçar i është bashkuar Sevillas në përgatitje për edicionin 2023/2024.

Në shkurt, futbollisti kosovar i Belgjikës u huazua te skuadra turke, Bashakshehir. Në 11 ndeshje në Superligën turke, sulmuesi i krahut shënoi dy gola dhe kontribuoi me tre asistime. Januzaj ka kontratë me klubin spanjoll deri në verën e vitit 2026.

Ai për Belgjikën ka shënuar një gol në 15 paraqitje.