Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Januzaj rikthehet në Turqi, huazohet sërish te Bashakshehiri

Adnan Januzaj do të rikthehet në Superligën e Turqisë për edicionin 2023/24. Mediumet spanjolle kanë raportuar të mërkurën se ai do të huazohet sërish te Istabul Bashakshehiri.

Mësohet se Sevilla ka arritur marrëveshje me ekipin turk për huazimin njëvjeçar të Januzajt. Po ashtu, ekipi turk do ta ketë opsionin e blerjes së tij, varësisht prej paraqitjeve.

Janzuaj ishte i huazuar te Bashakshehiri në gjashtë muajt e fundit të edicionit të shkuar, ku në 11 paraqitje kampionale pati 2 gola e 3 asistime.

Ai nuk bën pjesë në planet e Sevillas dhe për këtë arsye është larguar, ndonëse klubi spanjoll ka preferuar shitjen e tij, por nuk pati oferta.

28-vjeçari verën e shkuar iu bashkua Sevillas si lojtar i lirë dhe ka kontratë deri në verën e vitit 2026.