Drejtuesit e klubit të Superligës së Turqisë në futboll, Erzurumspor, kanë pasur bisedime me menaxherin e Adnan Januzajt.
Siç bëjnë të ditur mediumet në Turqi, Januzaj ka kërkuar pagë të lartë nga klubi turk.
Krahas Erzurumsporit, një tjetër klub i Superligës turke i ka bërë ofertë Januzajt.
31-vjeçari është futbollist i lirë.
Ai së fundi ishte te Sevilla, por pa lënë gjurmë.
Januzaj është përballur me lëndime të shpeshta viteve të fundit.