Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Januzaj mund t’i bashkohet Mujës tek Antwerpi

Adnan Januzaj

Adnan Januzaj mund t’i bashkohet Arbnor Mujës. Interesim për futbollistin kosovar ka shprehur skuadra belge, Antwerp. Kështu kanë raportuar të hënën mediumet belge.

Po ashtu është raportuar se në mesin e skuadrave të interesuara në Belgjikë është edhe Anderlechti. Sulmuesi i krahut me Sevillan ka kontratë deri në qershor të vitit 2026.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por, 28-vjeçari pritet të largohet nga skuadra spanjolle për t’u paraqitur më shumë në fushë.

Januzaj është zhvilluar tek Anderlechti, ndërsa karrierë më vonë ka bërë edhe te Manchester Unitedi, Borussia Dortmundi, Real Sociedadi, Sevilla dhe Bashakshehiri. Vlera e futbollistit të Belgjikës është gjashtë milionë euro.