Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tri skuadra të njohura pas Januzajt

Adnan Januzaj nuk ka vendosur ende për të ardhmen e tij. Sulmuesi i krahut është në vitin e fundit të kontratës me Real Sociedadin dhe nuk ka gjetur ende marrëveshjen për vazhdimin e bashkëpunimit. Mediat spanjolle kanë bërë të ditur se tri skuadra kanë shprehur interesim për 26-vjeçarin.

Real Betisi, Sevilla dhe Napoli janë në garë për t’i siguruar shërbimet e Januzajt.

Të tri skuadrat janë të gatshme t’ia plotësojnë kushtet lojtarit për ta bindur të largohet nga Sociedadi.

Januzaj këtë edicion në të gjitha garat ka shënuar katër gola dhe ka bërë tri asistime.