Mesfushori i shumëkërkuar nga disa gjigantë evropianë, Sergej Milinkoviq-Saviq, së shpejti do të nisë negociatat për vazhdim kontrate me Lazion.
Serbi u kërkua nga Juventusi, Reali dhe Manchester Unitedi këtë verë, por në fund të afatit kalimtar të transferimeve ai mbeti akoma në Romë.
Sipas raportimeve, Paris Saint-Germaini tentoi ta bindte për një transferim në fund, por kjo u mohua nga agjenti i lojtarit.
Tani “Il Messaggero” shkruan se Milinkoviq-Saviq do të nisë bisedat për kontratë të re në ditët e ardhshme, duke synuar që të rrisë pagën dhe potencialisht edhe klauzolën për largim.