Sport

Tare: S’ka ofertë nga PSG-ja për Milinkoviqin

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare insiston se ekipi i tij nuk ka nevojë ta shesë Sergej Milinkoviq-Saviqin, derisa thotë se s’ka pasur asnjë ofertë nga PSG-ja për shërbimet e tij.

Ditë më parë raportohej se PSG-ja është e gatshme që të paguajë 80 milionë euro për mesfushorin serb të Lazios, transmeton Koha.net.

“S’ka asnjë gjë për të thënë e madje kjo as që është diskutuar. Nuk kemi nevojë ta shesim Milinkoviq-Saviqin, e kjo është vetëm një spekulim i hedhur nga gazetat. Madje nuk e di as çmimi i tij cili mund të jetë, sepse s’mund të flas për diçka e cila nuk është e vërtetë. Gjithçka është spekulim, ne nuk kemi pranuar asnjë ofertë nga PSG-ja”, ka deklaruar Tare për Le Parisien.