Roma do të jetë pa Chris Smallingun deri në fund të nëntorit. Ai është jashtë fushës që nga fillimi i këtij muaji kur u lëndua në duel me Empolin, por që nuk ka arritur ende të rikuperohet nga lëndimi.
Anglezi do të kthehet pas ndeshjeve të përfaqësueseve që do t’i luajnë në muajin tjetër. Planifikohet që Smalling të paraqitet me Romën në duelin e 21 nëntorit kundër Genoas.
Smalling është përballur me lëndime që nga ardhje te ekipi italian. Fillimisht ishte i huazuar, kurse më pas nënshkroi kontratë deri në vitin 2023.