Qendërmbrojtësi Chris Smalling do të jetë pjesë e skuadrës së Romës edhe pas përfundimit të këtij sezoni. “Calciomercato” ka shkruar të martën se anglezi parimisht ka arritur marrëveshje me Romën për rinovimin e kontratës, që do të bëhet zyrtare muajin e ardhshëm.
Smalling ka kontratë deri në fund të sezonit, ndërsa me rinovimin e saj do të mbetet te Roma të paktën deri në vitin 2026. 33-vjeçari ka pranuar ta rinvojë kontratën për një vit, me opsionin e vazhdimit edhe për vitin e dytë, ndërsa do të ketë pagë vjetore prej 3.5 milionë eurosh.
Këtë sezon Smalling ka 3 gola në 38 paraqitje, ndërsa është pjesë e Romës prej vitit 2019, kur iu bashkua nga Manchester Unitedi.