Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Smalling firmos me Romën deri më 2025

Mbrojtësi Chris Smalling u ka dhënë fund spekulimeve për të ardhmen e tij, pasi do të vazhdojë të mbetet pjesë e skuadrës së Romës. “Gazzetta dello Sport” ka shkruar të mërkurën se Smalling ka arritur marrëveshje me Romën për rinovimin e kontratës që i skadon në fund të sezonit dhe gjithçka do të bëhet zyrtare këtë javë.

Me rinovimin e kontratës, anglezi do të mbetet te Roma deri në vitin 2025 dhe do të ketë pagë vjetore prej 3.5 milionë eurosh. Mësohet se ai ka refuzuar ofertat nga Juventusi e Interi për t’i qëndruar besnik Romës, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2020 nga Manchester Unitedi.

Këtë sezon, 33-vjeçari ka regjistruar 39 paraqitje në të gjitha garat, ku ka kontribuar me 3 gola e 1 asistim.

Artikuj të ngjashëm