Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Smalling nuk largohet nga Roma

Anglezi Chris Smalling do të jetë pjesë e skuadrës së Romës edhe përtej këtij sezoni.

“Gazzetta dello Sport” ka njoftuar të premten se Smalling ka arritur marrëveshje me Romën për rinovimin e kontratës që i skadon këtë verë.

Me rinovimin e kontratës, Smalling do të jetë pjesë e Romës deri në verën e vitit 2025, ndërsa zyrtarizimi i marrëveshjes do të bëhet javën e ardhshme.

33-vjeçari ka pasur paraqitje të mira këtë sezon dhe ka bindur drejtuesit e klubit që t’ia vazhdojnë bashkëpunimin.

Ai ka shënuar tri gola në 22 paraqitje në të gjitha garat. Smalling është pjesë e Romës prej vitit 2019 kur iu bashkua nga Manchester Unitedi, ndërsa karrierë ka bërë edhe te skuadra e Fulhamit.