Mbrojtësi Chris Smalling do të mbetet te skuadra e Romës edhe pas përfundimit të edicionit aktual. Anglezi ka bërë të ditur se tashmë ka arritur marrëveshje me ekipin italian për rinovimin e kontratës që i skadon në fund të këtij muaji.
Smalling nuk ka dhënë detajet shtesë, por mediumet italiane kanë raportuar se gjithçka do të bëhet zyrtare javën e ardhshme. Me rinovimin e kontratës Smalling do të jetë pjesë e Romës deri në vitin 2025, si dhe do ta ketë opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër.
33-vjeçari deri më tani ka 3 gola e 1 asistim këtë edicion për Romën, ekip të cilit iu bashkua nga vitin 2019.
Para Romës, Smalling karrierë ka bërë edhe te Manchester Unitedi e Fulhami.