Chris Smalling do të mbetet pjesë e skuadrës së Romës.
Sipas “Calciomercatos” drejtuesit e klubit italian do t’i ofrojnë rinovimin e kontratës mbrojtësit.
Krerët e klubit italian do t’i ofrojnë 32-vjeçarit kontratë njëvjeçare që do ta mbante atë në klub deri në vitin 2024.
Smalling është një ndër lojtarët kryesorë këtë edicion te Roma duke qenë titullar i padiskutueshëm në formacioni bazë të trajnerin Jose Mourinho.
Anglezi është pjesë e Romës që nga viti 2019 kur u transferua nga Manchester Unitedi.