Chris Smalling vazhdon të jetë shqetësim për Romën pasi ka probleme me tendinën e Akilit.
Ky lëndim ka bërë që Smallingun ta lërë jashtë fushës për këtë vit, kanë shkruar mediat italiane të premten.
33-vjeçari i qendrës së mbrojtjes nuk ka luajtur për “giallorossët” që prej humbjes 2:1 nga Milani më 1 shtator.
Në qendër të mbrojtjes te Roma tash e një kohë është i lënduar edhe Marash Kumbulla, që nuk pritet të kthehet deri në muajin janar.